Prej disa ditësh, në Durrës ka përfunduar dhe është vendosur muralja më e madhe e edukimit mjedisor në Shqipëri me përmasa 56m ×2.5m, financuar nga projekti “Bashkitë për në Evropë”. Ajo është vendosur përgjatë rrugës “Mars 91”.
Në inaugurimin e murales ishin të pranishëm nxënës të 9 shkollave të Durrësit si dhe përfaqësues nga bashkia.
Vepra e artit “Shpresa dhe e Ardhja e Lumit Ishëm” është realizuar nga artisti Bledar Çakalli dhe simbolizon gjithë angazhimin më shumë se 2 vjeçar të River Clean Up Albania për të mbajtur pastër lumin më të ndotur në Evropë.
Në ceremoni morën pjesë rreth 250 nxënës e mësues të shkollave “Jusuf Puka”, “Benardina Qerraxhia”, “Vasil Ziu”, “14 Nëntori”, “Njazi Mastori”, “Abedin Dino”, “Bajram Curri”, “Vinçenc Prendushi” dhe “Ibrahim Kodra”.
Përkrah murales u vendosën 3 kosha të tjerë riciklimi me emrat e shkollave, për të edukuar komunitetin në Rrugën e Portit, ndërkohë në 11 të tjerë edukojnë komunitetin në rrugën “Pavarësia”, Plazh.
Në një vit janë ricikluar 4,500 kg PET për të ndërtuar 20 kosha riciklimi e 21 fshati me emrat e shkollave, mjete shkollore, me ndihmën e 17 kompanive private shqiptare, 2 artistëve dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Ndërkohë përgjatë këtyre 2.5 viteve janë larguar 130,000 kg mbetje të ngurta të lumit Ishëm nga 4,800 vullnetarë, në bashkëpunim me Prefekturën Durrës, Bashkinë Krujë, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura Durrës, Njësinë Admistrative Ishëm dhe kompanitë private.












