Ushtarët e Kosovës që ndodhen në Turqi në ndihmë të ekipeve të shpëtimit atje, kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë 2-vjeçare.

Pamjet e publikuara në Twitter janë rrëqethëse, teksa vogëlushja i ka shpëtuar rrënjave pas 48 orësh.

Ajo kishte mbetur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay të Turqisë, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të nxjerrin nënën e saj nga rrënojat.