Një incident ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli ne stadiumin “Adush Muça” në Mallakastër ku dy shtetas kanë hedhur sende plastike në drejtim të arbitrit.
Ndaj tyre nisi dhe procedimi në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S.B 27 vjeç dhe L.R 22 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin “Adush Muça”, kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit.





