Futbollisti brazilian Nejmar po kalon momente jo të mira në fushë dhe jashtë saj. Së fundmi ‘L´Équipe’ ka bërë një raport teksa ka mbledhur disa dëshmi nga fqinjët e tij.
“Ky person nuk ka as respektin më të vogël. Fakti që ai është Nejmar, nuk është justifikim. Disa nga festat e tij zgjasin 48 orë.”
Kryebashkiaku i Bougival, Luc Watelle, në një prononcim për ‘Le Parisien’, është shprehur se nuk mund të bëjë asgjë përballë festave të zhurmshme dhe të shpeshta të sulmuesit brazilian.