Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e saj në muzikë, por edhe për shkak formave fizike.

“Je shëndoshur… Pse ke shtuar kaq shumë?”, e ka pyetur një ndjekës Beben, e cila e lodhur nga kjo situatë, i është përgjigjur ndjekësit:

“E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë.”

Më pas ajo ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar drejt shtimit në peshë.

“Mendoj se është shumë pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin Marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtoj peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”.