Një tjetër person publik është infektuar nga Covid-19. Bëhet fjalë për moderatoren bukuroshe, Lei Kraja, e cila ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj.

Ka qenë vetë Lei që ka ndarë lajmin përmes disa postimeve në InstaStory.

Moderatorja e “Digital” ka treguar se do të vazhdojë ta drejtojë programin e përditshëm “Sport Time” nga shtëpia, teksa të ftuarit do të gjenden në studio.

Lei ka ndarë momente që po kalon në shtëpi dhe duket se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.