Ish-portieri i Juventusit Next Gen, Zsombor Senko është bërë protagonist pas një veprimi mizor ndaj një fëmije të vogël.

Me rastin e ditëlindjes së tij, djalit iu dha mundësia të hynte në fushë dhe të shënonte gol.Por ai u përball me Senkon i cili i priti dy gjuajtje të tij, duke i mohuar gëzimin dhe lumturinë fëmijës së vogël.Ky gjest është kritikuar shumë ashpër nga të gjithë të pranishmit.

Madje në rrjetet sociale ai po konsiderohet portieri më i urryer në botë. Aktualisht Senko luan për ekipin Diosgyori VTK, dhe e gjithë ngjarja ndodhi në ndeshjen ndaj MTK Budapestit.