Modelja Françeska Jaçe është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Vlorë.
Aksidenti është shënuar te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit bregdetar dhe rrugës Transballkanike.
Mjeti tip “BMW” i modeles është përmbysur te rrethrrotullimi, në anë të rrugës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





