Një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra është akorduar për mjekimin e presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.

Nuk dihet konkretisht se cili është problemi shëndetësor për të cilin qeveria do të mbulojë shpenzimet e mjekimit të presidentit.

Vendimi është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.