Albana Osmani ishte e ftuar mbrëmjen e të shtunës në puntatën e radhës të emisionit “Shiko Kush LUAN” në Top Channel.
Ajo luajti lojën “Paintball” që ka si personazhe në tabelë vetëm gazetarë dhe moderatorë, ndërsa duhej t’i përgjigjej pyetjes:
“Me cilin nga këta gazetarë/prezantues nuk “flet më me gojë” dhe pse?”
Albana gjuajti në fytyrë Arbana Osmanin dhe për të arsyetuar goditjen tha:
“Kemi bërë qoka “Gëzuar Vitin e Ri” njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse! Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart.”





