Kandidati i Bashkisë Lezhë, Sandër Marku i PD-së të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga gara elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.

Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë të së dielës, Kryesia zyrtarizoi kandidatët për 16 bashki, duke lënë qytetarët e 45 bashkive pa emrin e një kandidati që do të përfaqësonte PD që mban vulën ligjërisht.

Ky skenar, ka sjellë reagime të forta nga deputetët demokratë kundër Enkelejd Alibeajt që PD-ja të mos dalë me 2 kandidatë për 14 Majin.