Teuta dështoi sërish të merrte një fitore në kampionat, hera e fundit ishte ndaj Tiranës më 25 shkurt pesë javë më parë. Që prej fitores ndaj bardhebluve, durrsakët kanë marrë 3 barazime dhe një humbje të fundit me Partizanin, 3 pikë nga 12 të mundshme janë shumë pak.
Që prej rikthimit të Edi Martinit në stol, Teuta mori rezultate shumë të mira duke lënë përfundimisht vendet e fundit dhe madje u afrua me kupat e Europës.
Por, në javët e fundit duket se janë rikthyer përsëri makthet e mbijetesës me bregdetarët që janë në vendin e shtatë me 34 pikë, vetëm 1 më pak se Laçi i zonës Play-Out dhe 7 nga Bylis i rënies direkt.
Sfida e radhës është pikërisht ndaj Laçit, një rival direkt dhe fitorja është detyrim për të dy skuadrat.