Kreu i PL, Ilir Meta ka vizituar stendat ku prezantohet plani i kandidati Belind Këlliçit për transportit, ku shprehet se të rinjtë e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ po promovojnë më së miri atë tek qyetetarët.

Meta në ‘Facebook’ shkruan se plani i Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve.

Sakaq thekson se pas 14 majit, Bashkia e Tiranës do të jetë në funksion qytetarëve për të përmirësuar jetesën e tyre.

Postimi i plotë:

Në stendat e shpresës, aty ku të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” po promovojnë tek qytetarët planin e shkëlqyer të Belind Këlliçit për transportin publik falas.

Plani i Belind Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve.

Ky plan është një nga shumë treguesit e ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët, për të cilët Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre.

Bashkë Fitojmë!