Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni.
Në fjalën e tij, kreu i PL-së u shpreh se ky koalicion do të instalojmë një model afatgjate të qeverisjes në mënyrë transparente.
Teksa u ndal tek rivalet politike, Meta tha se kryebashkiakët që ka emëruar “Rilinjda” një e treta e tyre nuk janë më në zyra për shkak të skandaleve.
“Ne do të kemi mundësi të instalojmë një model afatgjate të transparencës, të llogaridhënies, të shërbimit me përkushtim të qytetarëve.
Dr Pashku do të jetë gjithëpërfshirës. Kandidatët tanë janë superiorë sepse kanë ardhur përmes një procesi që ka patur konkurrencë dhe transparencë.
Ju e dini që në 4 vjet edhe me kryetarët që emëroi rilindja 1/3 nuk janë në zyra për shkak të skandaleve që kanë pasur. Edhe ky i fundit të Kuçovës doli me probleme. Ku do ku vënë dorën ata kanë problem., E tillë është filozofia e tyre.
Ata zgjedhin shërbëtorë të verbër që të firmosin fët e fët. Siç firmos Rama që 400 e ca milion euro të shkojnë në offshore.
Modeli ynë është ai i uljes së taksave. Me Dr Pashkun ne do ti bëjmë të qartë cdo qytetari të Lezhës të gjitha potencialet që ka Lëzha.
Do bëjmë vepra në interes të komunitetit dhe jo për të favorizuar klientelën e kryetarit të bashkisë apo dikujt tjetër.
Jam i sigurt se të gjitha anëtarët e PL do ta votojnë në mënyrë bindëse dr Pashkun.
14 maji është mundësi i shkëlqyer për të sjellë në Lezhë në personalitet kaq të çmuar.
Koalicioni ynë është afatgjatë, nuk është thjesht për zgjedhjet e 14 majit. Dy shtyllat kryesore janë çrrënjosja e monizmit dhe vendosja e demokracisë njëherë e përgjithmonë. Pas 14 majit do të shtojmë përpjekjet tona, që është ajo e mundësisë së popullit për të vendosur me referendum. Në mënyrë që kurrë në historinë e vendit tonë një pakicë mos kapë shtetin dhe ta kthejë vendin në një njollë të zezë”, tha Meta.