I ftuari në tek “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha.

Në një intervistë shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni, ai rrëfeu shumëçka për TAR.

Çfarë mendimi ka Artan Hoxha për dy emisionet më të reja version ‘podcast’ nga Rama dhe Berisha?

Politikanët duan jo thjesht ta drejtojnë një lajm por duan ta japin vetë lajmin. Rama me Berishën kanë rënë dakord që të mos bien dakord. I ftoj të vijnë këtu, i drejtoj unë në qoftë se e kanë seriozisht. Qëllimi i tyre nuk është t’i japin informacion publikut. Edhe yjet e showbiz-it kanë objektiv paranë.

Lidhur me zgjedhjet, a pritet të ketë problematika në vend?

“Edhe krimi edhe politika kanë të njëjtin objektiv, të sigurojnë sa më shumë para. Këto janë zgjedhje lokale. Opozita ka vetëm Shkodrën në favor, e ka të vështirë. Grupet më të rëndësishme të krimit të organizuar nuk janë me opozitën. E nuhasin se kush do të fitojë.

Si ka ndryshuar krimi në Shqipëri ndër vite?

Krimi në Shqipëri ka kaluar në një nivel tjetër. Jemi duke evoluar. Në total vitin e kaluar kishim vetëm 44 të vrarë, por kjo nuk lidhet me mënyrën e krimeve. Mund të ketë patir vitin e kaluar më shumë të vrarë po kanë qenë krime ordinere. Gjatë vitit të kaluar ka patur atentate të nivelit të lartë, të kushtueshëm.”