Prej vitesh, fansat e serialit “Friends”, një prej më të famshmeve të të gjitha kohërave, kanë kërkuar një ribashkim të aktorëve.

E me sa duket, tashmë dëshira e tyre do të bëhet realitet dhe tani kemi një datë.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Matthew Perry, i cili luan rolin e Chandler Bing.

“Ribashkimi i “Friends” është planifikuar në fillim të muajit mars. Duket se do të kemi një vit të ngarkuar. Fiks ashtu siç më pëlqen mua”, shkruan ai në Twitter.