Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Arbitrazhit për ta dëmshpërblyer me 110 milionë euro biznesmenin Becchetti pas mbylljes së Agon Channel.
Ndërkohë Rama shkruan se para para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 mln €, ku sipas tij është një lajm i prodhuar nga kundërshtarët e tij.
Reagimi i Ramës:
Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!