Në Shqipëri, caracat janë konsideruar si shenjë dalluese e kopshteve dhe bahçeve në shumë zona të vendit.
Caracat, frutat e famshme të fëmijërisë së shumë prej nesh besohet të kenë origjinën në Evropën Jugore. Por gojëdhënat tregojnë se origjina e këtyre kokrrave shtrihet përtej deri në Himalaje.
Këto fruta në Shqipëri njihen edhe si çercem dhe nuk kanë arritur të jenë në qendër të vëmendjes së konsumatorit megjithëse përmbajnë vlera të mira plot.
Caracat janë pjesë e traditës kombëtare të mbledhjes së frutave të pyllit, por edhe një trashëgimi e një fëmijërie të lumtur për të cilën kemi nostalgji.
Sot këto fruta sa një topth kanë arritur popullaritetin e munguar në brigjet e Mesdheut ku ato shërbejnë edhe si bimë dekorative. Të pakta janë ato vende që rritin këto fruta për motive komerciale.
Caracat nuk shiten në asnjë dyqan apo market. Ato mund t’i gjesh vetëm tek shitësit e rrugës të cilët mund të të ofrojnë një grusht me caraca të mbështjella në një copë letër.
Si çdo frut i egër, edhe caracat janë të preferuarat e zogjve. Madje kjo është arsyeja përse ju duhet të tregoheni të shkathët dhe t’i këpusni nga pemët sa janë të freskëta ashtu siç i ka bërë natyra.
Caracat e papjekura janë në ngjyrë të gjelbër dhe skuqen me të ardhur vjeshta. Kur piqen ato marrin një ngjyrë vjollcë të errët me nuanca të zeza.
Një shenjë tjetër e pjekjes së tyre është që këputen lehtësisht nga kërcelli. Caracat e papjekura kanë një shije që të rrudhin gojën. Kur lëkura e tyre errësohet, kjo ndjesi zhduket duke i lënë vend shijes së ëmbël.
Vlerat e Caracave
Fruti ka shije të ëmbël edhe nëse tuli është i thatë, siç janë edhe hurmat e Arabisë. Përdorimi i caracave në recetat e kuzhinës është shumë i vështirë për shkak të kohës që duhet për të nxjerrë bërthamat.
Ëmbëlsia e frutit varet nga pema. Disa fruta kanë një tul më të thatë, disa më të ëmbël. Duke qenë se nuk bëhet fjalë për një produkt tregtar, frutat nuk janë shartuar që të krijojnë një shije uniformë.
Ekspertët thonë që caracat kanë 14.35 % proteina, por ato përmbajnë edhe acid fosfori dhe minerale. Kjo kokërr është një burim i mirë ushqyesish dhe përfiton nivel të lartë karbohidratesh, proteinash dhe yndyrnash.
Caracat përdoren për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe simptomash si ato të cikleve menstruale, dhe dhimbjet e barkut.
Ato funksionojnë edhe si qetësues për njerëzit që vuajnë nga ulçera peptike, diarea dhe dizenteria. Lëvorja e pemës së caracave është përdorur për të trajtuar problemet me fytin dhe përshpejtuar procesin e lindjes dhe kuruar.
Caracat mund të bëhen reçel ose shurup. Caracat e ëmbla kërkojnë ¼ filxhan me sheqer për çdo frut.
Nëse doni të hiqni bërthamat nga tuli, zijini frutat në ujë dhe shtypini në përpunues ushqimor. Shtoni lëng limoni ose portokalli dhe do të përballeni me një shije fantastike./AgroWeb