Armaldo Kllogjeri mbetet padyshim një nga personazhet më të përfolur të Big Brother Vip edhe pas daljes nga shtëpia.
Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Shqipëria Live” , ku foli në lidhje me raportin me Oltën dhe për takimin që ka pasur me të pas daljes së saj nga shtëpia VIP.
Armaldo Kllogjeri: Oltën e kam takuar mbrëmë, por nuk folëm dot shumë sepse njerëzit nuk po na linin. Tani kemi lënë një takim të dytë, ku të jemi pak më të qetë. Olta dhe Luizi kanë qenë lokomotivat, ne të tjerët kemi qenë vagonë.
Përsa i përket hyrjeve të reja, ai u shpreh se Bledi i pëlqen më shumë dhe ka sjellë dinamika, ndërsa të tjerët janë njësoj.
Në lidhje me telefonatën me Kiarën, Maestro tha se nuk mundi të flaës shumë.
“Kam patur një telefonatë, por më tha se ishte e zënë dhe se do flisnim më vonë. Mendoj se Kiara ka ndryshuar lojën e saj, mbase edhe nga komentet, por jo natyrën e saj.”