Olta Gixhari ka qenë e ftuara e sotme tek “Më lër të flas”, ku ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, jetën pas daljes dhe raportin me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Nuk kishin si të mungonin dhe pyetjet pikante nga vëllezërit Veshaj, të tipit: A e gjete burrin si e le?
“Kam harxhuar gjithë kohën me djalin tim.
Meqë natën e spektaklit që unë dola djali ishte pak i ftohtë dhe u duk sikur ishte larguar apo më kishte harruar, kur shkova në shtëpi ai hidhej mbi krevat dhe thoshte ‘mami, mami të dua shumë’.
Dorin e kishte marr malli shumë. Nga mendorja ishte shumë mire.
U rikuperuam shumë shpejt famljarisht.”- tha Olta.