Më datë 15 Shqipëria do të ketë përballë Kazakistanin në një ndeshje që kuqezinjtë janë të detyruar ta fitojnë. Së fundmi kanë marrë një lajm favorizues për këtë sfidë.

Ylli i Kazakistanit ka rezulatuar pozitiv për doping, pas testeve rutinë që UEFA zhvillon herë pas here. Bauyrzhan Islamkhan ka dështuar të dalë i rregullt në teste dhe si pasojë është pezulluar në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet ligjvënëse të futbollit.

Fantazisti është pjesë e skuadrës së Al Ain në Arabinë Saudite dhe konsiderohet si një nga elementët më të rëndësishëm të ekipit. Ai nuk do të jetë ndaj kombëtares sonë dhe mbrojtësit kuqezi do të kenë më pak punë.

Ndeshja e parë me Kazakistanin në transfertë është mbyllur në barazim pa gola dhe Shqipëria ishte ndjeshëm më superiore.