Bora Zemani ishte e ftuar së bashku me partnerin e saj, Donald Veshajn, në festën e ditëlindjes së Xhensila Myrtezajt, nga ku ka ndarë disa postime. Por një video që ka ndarë vetë moderatorja, ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.

“Jemi shëndoshur icik o jet”, ka shkruar Bora krah videos me Donaldin dhe kaq u desh që ndjekësit të mendojnë se moderatorja ka dashur të nënkuptojë se mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Edhe më herët, Bora është përfolur për një shtatzëni të mundshme, kur në një event Donaldi i prekte asaj barkun.

Por vetë Bora hodhi poshtë zërat për një fëmijë. “Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.