Rënia në peshë e Ariana Grande duket se i ka shqetësuar fansat e saj, me disa që e kanë quajtur artisten anoreksike. 29-vjeçarja ka vendosur t’i përgjigjet këtyre komenteve për trupin e saj përmes një videoje të re në TikTok.

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi më të sjellshëm dhe më të kujdesshëm ndaj komenteve për trupin e të tjerëve. Dhe kjo vlen edhe për komentet pozitive, pasi fokusohemi shumë në pamjen e jashtme të një personi”, tha ajo.

Në përgjigjen e saj në video, këngëtarja “Thank U, Next” theksoi më pas se nuk ka asnjë imazh ideal të bukurisë.

“Personalisht, për mua, trupi që kisha ishte versioni më i pashëndetshëm. Isha duke marrë shumë ilaçe kundër depresionit dhe ushqehesha keq prandaj isha më e shëndoshë”.

Kjo është një paraqitje e rrallë  e këngëtares në rrjetet sociale  e cila ka qenë e  zënë me xhirimet e filmit të ardhshëm  “Ëicked”, i cili do të jetë me dy pjesë. Pjesa e parë e “Wicked” pritet të dalë në vitin 2024.