(Foto: majtas autori shqiptar Astrit Bushi; djathtas- viktima)

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e kolegut të tij në gusht të vitit 2022, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve.

Mediat e huaja shkruajnë se Astrit Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj  49-vjeçarit Gregory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja. Të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi dhe aksidenti ishte në orar pune.

Sipas Detroit News, shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes, ndërsa viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.