Federata Angleze e Futbollit ka mbetur pa president. Greg Klark ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme pas kritikave për përdorim fjalësh raciste në një mbledhje të Komitetit Dixhital, Kulturor, Sportiv dhe Mediatik të Parlamentit Anglez.

Ai i konsideroi lojtarët me ngjyrë në “lojtarët e zinj”, një term që konsiderohet ofendues në Britaninë e Madhe.

I gjetur përballë sulmeve të ashpra mediatike, 63-vjeçari ka dhënë dorëheqjen, duke shfaqur pendesë për sjelljen e pahijshme.

“Fjalët e mia të papranueshme përpara anëtarëve të Parlamentit kanë krijuar një problem për futbollin dhe ata që e ndjekin, drejtojnë dhe gjykojnë. Jam thellësisht i prekur për faktin që kam ofenduar komunitetet e futbollit”, u shpreh Klark.