Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku tre të rinj janë përfshirë në një konflikt, i cili ka degjeneruar në përdorimin e thikave në afërsi të shkollës “Partizani” në Tiranë.

Si pasojë e plagëve të marra nga sulmi, ka humur jetën një 20-vjeçar. Viktima quhet Stivens Toshkësi, i cili ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq mësohet se dy autorët janë E.M dhe A.H., të cilët janë në kërkim.

“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.