Në orët e para të mëngjesit në Tiranë, është gjetur i pajetë 20-vjeçari Stiven Toshkëzi. I riu është gjetur i dëmtuar me mjete prerëse.

Raportohet se autorët e ngjarjes dyshohet të janë Ensi Maze, Axel Hoxhaj të dy 18 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se konflikti mes Enzi Maze, Axel  Hoxhaj dhe Stiven Toshkëzit, ka ndodhur për një vajzë.

Konkretisht njeri nga dy 18-vjeçarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe Stiven i kishte rrahur.

Forcat blu kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë gjatë natës.

“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stiven Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”, njofton policia.