Dueli mes Fiorentinës dhe Atalantës, i vlefshëm për javën e 30-të të Serisë A u mbyll në barazimin 1-1.
Pas ndeshjes, trajneri Xhampiero Gasperini është bërë protagonist i dy ngjarjeve të shëmtuara për shkak të penalltistë së dhënë në favor të Fiorentinës. Gasperini ka ofenduar të gjithë personelin e pranishëm në fushë dhe më pas është përballur edhe me drejtuesit e Fiorentinës në dhomat e zhveshjeve.
Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e Prokurorisë Federale të cilët sot mund të hapin një dosje hetimore ndaj tij.





