Ju kujtohet kënga “Party in the U.S.A.” e Miley Cyrus? E publikuar në 2009, kënga është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve, pas fitores së Joe Biden.

Kënga është rifutur në Top 200, në ditët e fundit, kur Biden fitoi zgjedhjet dhe mposhti Donald Trump.

Chart Data zbuloi në një postim në Twitter, duke shkruar “Rifuten në Top 200 në US iTunes”.

Miley shpërndau video-n ku Presidenti Biden dhe zëvendës-presidentja Kamala Harris kërcejnë nën ritmet e këngës dhe shkruan: “Tani kjo është Party in the USA”.