Disa persona kanë dhunuar një 30-vjeçar me inicialet E.Z në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërkohë aurtorët e paidentifikuar janë larguar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.