“Nëse i shihni, telefononi 112”.

Ky është apeli i Komandës Krahinor të Karabinierëve të Udines, të cilët dyshojnë se Edmond dhe Eduard Trushi, shqiptarë, 38 vjeç, janë autorë për vjedhjet e ndodhura muajt e fundit.

Vjedhjet janë kryer me një teknikë ndryshe, sa i është vendosur edhe një emër: “vrima në kornizë”.

Binjakët me origjinë shqiptare janë specialistë autentikë: hapin një vrimë, më pas fusin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur.

Problemi është se të dy janë praktikisht identikë (të njëjtën prerje flokësh dhe të njëjtat tatuazhe) dhe ishte shumë e vështirë të atribuohej në mënyrë specifike krimi vetëm me analizën e ADN-së, pasi gjurmët e mbetura në vendin e krimit dhanë rezultate të pasigurta.

Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Islandës, i cili konfirmon një analizë të mëparshme të vitit 2008, edhe binjakët identikë homozigotë kanë disa dallime gjenetike.

Kjo u zbulua nga një studim i Universitetit të Islandës i publikuar në vitin 2021 në Nature Genetics, sipas të cilit roli i faktorëve gjenetikë në dallimet midis binjakëve identikë është nënvlerësuar.