Nëntë persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një festë adoleshentësh në Jasper County, Teksas.
Të shtënat u regjistruan mëngjesin e së dielës në një rezidencë private ku rreth 250 nxënës të shkollës së mesme Jasper ishin mbledhur për mbrëmjen e maturës.
Të plagposurit, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikisht, varionin nga 15 deri në 19 vjeç. Të gjithë po marin mjekim dy spitale lokale.
Policia ende nuk ka arrestuar autorin dhe kërkon ndihmën e publikut.
Sherifi i Qarkut Jasper Mitchel Newman tha se hetuesit po flisnin me studentët që morën pjesë në festë, duke përfshirë disa persona me interes, por ende nuk ishte identifikuar motivi i incidentit.
Të shtënat me armë i dhanë fund të papritur festës në shtëpi në veri të Jasper, një qytet me rreth 7,000 banorë në Teksasin lindor, pak pas mesnatës të së dielës.
Shumica e studentëve në festë kishin marrë pjesë në ceremoninë e premtimit të Jasper High, e cila u zhvillua pa incidente më herët gjatë natës në një sallë mbledhjesh të kishës lokale.
Sipas policisë, asnjë nga të plagosurit nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.