Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe ditën e sotme këngëtarja Fifi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Ka qenë vetë Fifi e cila përmes një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur se vogëlushi i tyre ditën e sotme ka ardhur në jetë.
Duke mos dashur të tregojë portretin e të voglit Fifi ka zbuluar vetëm një pjesë të tij, këmbën e vogël, gjithashtu edhe emrin e veçantë që ajo së bashku me partnerin, Adisin, i kanë vendosur.
“Evladi – Theo Mal Patushi 25.04.2023 !”, shkruan Fifi.
Lindjen e saj Fifi vendosi ta bëjë në Amerikë ku së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin, prej një muaji po jetojnë.