Ukraina po punon me FBI-në dhe kompani të tjera sigurie amerikane për të mbledhur prova të krimeve të luftës nga rusët.
Autoritetet po mbledhin informacione dixhitale nga fushat e betejës duke përfshirë vendndodhjet gjeografike, mostrat e ADN-së, informacioni i telefonave celular dhe analiza e pjesëve të trupit, tha agjenti special i FBI, Alex Kobzanets.
“Hapi tjetër është puna me ofruesit kombëtarë të shërbimeve të SHBA dhe transferimi i atij informacioni… marrja e informacionit për pajtimtarët, marrja e informacionit të vendndodhjes, aty ku është e mundur,” shtoi Kobzanets.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar vazhdimisht që Rusia të përballet me ndjekjen ndërkombëtare për krime lufte. Në mars, ai tha se mbi 70,000 krime janë regjistruar deri më tani, por ka shumë të tjera për të cilat ata nuk dinë.
Për një vit e gjysmë të kaluar, FBI ka ndihmuar gjithashtu Ukrainën të identifikojë spiunët rusë dhe bashkëpunëtorët që punojnë brenda vendit.
“Është shumë e vështirë të provosh në një çështje penale se kush është përgjegjës. Kështu që është shumë e rëndësishme për ne që të marrim sa më shumë informacion për kriminelët kibernetikë rusë… sepse ne mbledhim të gjithë këtë informacion dhe i vendosim në çështjet tona penale”- tha Illia Vitiuk, kreu i departamentit të sigurisë së informacionit kibernetik në Ukrainë.
Bashkëpunimi midis Ukrainës dhe SHBA-së i paraprin pushtimit rus, pasi kompanitë e sigurisë amerikane kanë qenë një lojtar kryesor në përpjekjet për të shmangur sulmet kibernetike ruse në Ukrainë që nga viti 2015.