Liga e Kampioneve është padyshim kompeticioni më i ndjekur për klube dhe natyrisht interesi për këtë kompeticion, nuk është vetëm nga Europa por edhe më gjerë.
Për këtë, UEFA duket se po punon për të provuar edhe gjëra të reja dhe një ide është që finalja e LigëS së Kampioneve për vitin 2026 të zhvillohet në amerikë. Vetë Çeferin e ka pranuar diçka të tillë, ku pasi ka përmendur qytetet pritëse për 2 sezonet e ardhshme, ka lënë të hapur mundësinë për “emigrim”.
“Këtë vit do të kemi finalen në Stamboll, vitin tjetër në Londër dhe në 2025 do të kemi finale në Mynih. 2026? Do të shohim. Është mundësi që të luajmë në SHBA. Sporti është ekstremisht popullor në Amerikë dhe amerikanët janë gati të paguajnë gjithçka për më të mirën dhe asgjë për të keqen. Kështu që, do ta ndjekin futbollin europian siç e ndjekim ne europianët basketbollin”, u shpreh Çeferin.





