Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli momentalisht po shijon lidhjen e saj të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Genta ka treguar më herët se ata janë ndeshur fare rastësisht bashkë dhe se më pas i ka ndihmuar “google translate” dhe nëna e këngëtares për t’u njohur më tepër.

Kohët e fundit, Usta është munduar të mësojë shqip dhe sot i ka shprehur ndjenjat këngëtares në gjuhën tonë.

Në Instastory, ai ka publikuar një foto të Gentës dhe krahas saj shkruan: “Kudo është bukur me ty, të dua më shumë se gjithçka!”

Biznesmeni turk ka një dashuri të madhe ndaj këngëtares shqiptare këtë e ka dëshmuar më parë, pasi  bëri tatuazh emrin e saj në krahë.