Gjatë spektaklit të djeshëm në ‘Big Brother VIP”, Kiara Tito pati një përplasje të fortë me dy opinionistët, ku po justifikonte komentet seksiste dhe veprimet e Luizit kundrejt vajzave të shtëpisë.
Moderatorja u shpreh se këngëtari aty brenda po bën thjesht lojë, ndërsa Zhaku e ironizoi duke i thënë se ka frikë se mos edhe fejesa e saj mund të jetë në kuadër të lojës.
Nga ana tjetër, Arbri mbylli këtë debat duke thënë gjithashtu me ironi: “Ke të drejtë. Fjalët e tua nuk bien në tokë”.
E duket se pas mbarimi të “Prime”-t, Kiara i ka thumbuar dy opinionistët me një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.
“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin e bërë në InstaStory.