Mançester Junajtid ka arritur të sigurojë për 5 sezone të tjera shërbimet e sulmuesit të talentuar Alehandro Garnaho. Futbollisti 18-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re me skuadrën, e cila e mban të lidhur deri në verën e vitit 2028.
Vetë klubi anglez ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes mes palëve. Garnaho edhe pse në moshën 18-vjeçare, ka arritur të luajë me fanellën e Mançester Junajtidit plot 31 ndeshje, ndërkohë që ka shënuar edhe 4 gola me të kuqtë.
“Kur erdha në këtë klub të madh, ëndërroja vetëm që të debutoja, të luaja në Old Traford, të shënoja golin e parë dhe të fitoja trofe me logon që kam te gjoksi. Sot jam shumë i lumtur që i kam arritur këto momente së bashku me familjen time që më ka mbështetur në çdo hap”, u shpreh talenti i Junajtidit.