Në të gjithë Commonwealth në 8 nëntor festohet Remembrance Sunday, një ditë kushtuar të rënëve në luftën e parë botërore. Larg nga Londra dhe nga familja, edhe princi Harry ka dashur të nderojë dëshmorët e vrarë për atdhe.

Princi ka shkuar në varrezat e Los Angeles së bashku me bashkëshorten Meghan Markle. Mesa duket Duka i Sussex i ka kërkuar familjes mbreterore që të vendosin një kurore në emrin e tij në kryeqytetin britanik, por ka marrë një ‘jo’ si përgjigje, sepse ai nuk mban me titujt mbreterore. Sipas Sunday Times, Harry ka dashur të marrë pjesë, të paktën virtualisht, në festime me familjen e tij.