Laçi fitoi në stadiumin “Adush Muça” kundër Bylisit me rezultatin 2-0. Bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 43 pikëve në renditje, po aq sa edhe Egnatia në vend të tretë, por që ka një ndeshje më pak.

Sfida nisi me të dyja ekipet që e kërkuan golin. Rezultati u zhbllokua në minutën e 30 të lojës. Bajrami dha një asist për Bibon, që mposhti portierin Teqja.

3 minuta më pas, Bylisi u përgjigj me Eskerdinjën, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Selmani. Në të 36’, Santos goditi me të djathtën drejt portës, por Roganoviç e preku topin me kokë. 5 minuta nga nisja e pjesës së dytë, ballshiotët rrezikuan me Kaçorrin, që u tregua i pasaktë në finalizim.

Në të 70’, Guindo kishte mundësinë të realizonte golin e dytë për bardhezinjtë, por gaboi përballë Teqjas. Në vazhdim Laçi u mbrojt mirë, me Bylisin që nuk arriti të finalizonte. Në shtesë, Babatunde vulosi fitoren për miqtë.

Për kurbinasit kjo është fitorja e tretë në katër takimet e fundit në kampionat. Ndërsa ballshiotët pësuan humbjen e dytë radhazi. Bylisi gjendet në vend të parafundit në renditje në kuotën e 33 pikëve, dy më shumë se sa Kastrioti. Ballshiotët kanë edhe pesë edhe ndeshje të tjera për të luftuar për mbijetesë deri në përfundim të kampionatit.