Një mjet tip Benz ka marrë flakë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.
Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh me fëmijën e tyre.
Ata kanë parë tymin që ka dalë nga pjesa e përparme e mjetit, e kanë hapur krahun e lëvizjes duke e futur mjetin në anën e rrugës.
Sapo kanë zbritur tre familjarët, mjeti shpërtheu në flakë.
Edhe ardhja e zjarrfikëses së Lushnjes që bëri të mundur fikjen e zjarrit nuk e shpëtoi mjetin nga djegia totale.
Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë difekt në paketën elektrike. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.





