Një 36-vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar në Shkodër, pasi ka tentuar të ndihmonte një shtese të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale J.J., dhe është proceduar penalisht emigrantja me iniciale J.L., 34 vjeç për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të ndihmonte një 34-vjeçare nga Sri Lanka, që të kalonte kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me automjetin e tij, vihet në pranga 36-vjeçari nga Sri Lanka, banues në Francë.  Procedohet penalisht 34-vjeçarja që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.  Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër.  36-vjeçari ka tentuar të kalojë me automjetin e tij, në PKK Hani i Hotit, në mënyrë të paligjshme, shtetasen J. L., nga Sri Lanka.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.