Një sherr në një qendër refugjatësh në Britani, ka cuar prapa hekurave 13 persona, mes tyre 7 shqiptarë.

Mediat britanike shkruajnë se arsyeja e trazirave ka qenë hyrja në një palestër.

Burimet thonë se përçarja filloi kur 40 të arrestuar u ndaluan të përdornin palestrën në qendrën e largimit të imigracionit.

Të arrestuarit, të cilët mbahen në pritje të dëbimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambientet.