Pasi Dejan Stankoviç i ofroi Sampdorias dorëheqjen e tij, të dy palët u takuan dhe kanë vendosur të ecin përpara së bashku për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Skuadra nga Genoa pësoi disfatë të thellë nnë fundjavë, 0-5 ndaj Fiorentinës në Firence. Pas ndeshjes, trajneri serb ofroi dorëheqjen, por klubi nuk ishte i sigurt dhe caktoi një takim me të sot për të diskutuar të ardhmen e tij.

Stankovic mori drejtimin e Sampdorias në tetor dhe nuk ka arritur të sigurojë qëndrimin në Serie A, me skuadrën ende në fund të tabelës së ligës me gjashtë ndeshje të mbetura për të luajtur. Sampi qëndron 10 pikë pas Spezia-s në vendin e 17-të.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Stankoviç u takua me drejtuesit e Sampdorias sot dhe të dy palët ranë dakord reciprokisht të ecin përpara së bashku, të paktën deri në fund të sezonit.