Guardia di Finanza ka sekuestruar 20 kilogramë kokainë në Siena të Italisë, teksa janë arrestuar dy persona.
Sipas mediave fqinje, droga ishte fshehur në makinën e një shqiptari, i cili banon në Val d’Elsa. Ai ka marrë vëmendjen e patrullave të policisë pasi u kthye në një rrugë dytësore me shpejtësi.
Në fakt, shqiptari kishte qenë prej disa kohësh nën vëzhgimin e autoriteteve. Ata e ndoqën shqiptarin deri në oborrin e një shtëpie.
Nga kontrolli i makinës u bë i mundur zbulimi i 20 kilogramëve kokainë. Po ashtu, u arrestua edhe një italian i cili ishte personi që jetonte në fermë.
Nga kontrolli i banesës u zbulua në fakt një laborator droge. Aty kishte lëndë të tjera për prerjen e drogës, kokainë dhe hashash. Sipas mediave, dy të arrestuarit akuzohen për trafik droge.





