Renato Arapi thekson se suksesi kundër Tiranës i Teutës, ishte edhe rrjedhojë e suksesit të një edicioni më parë kur durrsakët mundën bardheblutë. Fitoret në kampionat, Kupë e Superkupë kanë krijuar një moral të lartë të ekipit siç tregoi ai.

“Normalisht që ishim të mërzitur nga ai barazim me Skënderbeun se pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Por ajo që të jep besim është harmonia dhe cilësia që ka grupi. Teuta është ndërtuar për të fituar, hyjmë për të fituar ndeshjen. Si e patë, u munduam t’i bëjmë presing lart Tiranës. Pas shënimit të golit, Tirana mori kontrollin e aq më tepër pjesën e dytë kur luajti me tre prapa por në fund morëm tri pikë të rëndësishme për ne.

Kjo Tiranë është kampione por ne e kemi mundur edhe vjet, kjo është ideja për ekipin kundërshtar. E kemi mundur edhe në kampionat, edhe në Kupë. Ky fakt ndikon në anën psikologjike se është pjesë kryesore te futbollistët. Pasi e ktheu me tre mbrojtës, na vuri shumë në vështirësi se përpara kishin lojtarë të fortë. Sulmuesi ishte i fortë fizikisht me hyrjen e Torasës solli shumë probleme se luajmë në zona të ngushta e na solli vështirësi.

Unë besoj se Teuta i ka kartat e duhura për titull, kur e them, e them me këmbë në tokë se kemi grup të plotësuar me çdo rol të dubluar. Jemi përforcuar me shumë në mesfushë e sulm por edhe në mbrojtje kemi lojtarë.

Është shumë e vështirë të zëvendësosh një lojtar si Kallaku, me cilësitë që ka, mund të luajë në çdo vend në Europë. Kampionati ynë nuk ka me cilësitë e tij, jemi munduar me afrimin e lojtarëve cilësorë që ta zëvendësojmë.

Teuta është një ndër ambientet më të mira për të punuar. Presidenti ka pasur përkushtimin maksimal dhe ka mbështetur ekipin nga çdo anë. Kryesorja është që kemi një grup me lojtarë cilësorë dhe harmonia brenda. Çdo lojtar që vjen e ndjen veten si në familje dhe shkrihet me grupin e kjo është çelësi i këtij ekipi.

Kukësi apo Partizani rival? Partizani. Marr shkas për të thënë për Kukësin se pavarësishjt shpenzimeve e cilësisë që kanë në lojtarët e afruar, gjithë ato lëvizje që janë bërë, komplet një ekip i ri, është shumë e vështirë. Partizani ka pasur brenda lojtarë cilësore, por ka pasur nevojë për kolaudimin e duhur, besoj me trajnerin Daja kanë marrë formë tjetër”, tha Arapi.