Këngëtarja dhe aktroja me famë botërore, Jennifer Lopez është zgjuar me lot gëzimi mëngjesin e një dite më parë, pasi ka marrë vesh për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
51-vjeçarja publikoi në “Instastory” disa video ku shprehej se po shkruhet historia, ndërsa shpreson që kjo ditë e re t’i gjejë amerikanët duke dashur me shume dhe duke vlerësuar njëri-tjetrin.
“Shumë e lumtur këtë mëngjes, s’kam fjalë. Shpresoj të jetë një ditë më e mirë për vendin, janë lot lumturie. Është ditë e re dhe shpresoj ta duam dhe ta vlerësojmë njëri-tjetrin. Të bëhemi bashkë, jemi SHBA, vendi më i mrekullueshëm në gjithë planetin. Historia po shkruhet sot për të gjitha vajzat e vogla që duan të kenë një zë”, shprehej Lopez.





