Kryendeshja e orës 15:00 në Serie A, ajo mes Atalantas dhe Inter, u mbyll në barazim 1-1.

Zikaltrit, edhe pse kaluan në avantazh të parët me anë të Lautaro Martinez (’58), nuk mundën të ruanin rezultatin duke pësuar një gol në minutën e ’79.

Autori i golit për bergamaskët ishte Miranchuk.

Me pikën e ndarë sot, Atalanta dhe Inter i japin mundësinë Milanit, që luan në darkë përballë Veronas, të thellojë diferencën në krye të Serie A.

Dy ndeshjet e tjera të orës 15:00, u mbyllën me këto rezultate: Genoa-Inter 1:3 dhe Torino-Crotone 0:0.