Tarifat e shërbimit portual në portin e Durrësit janë rritur lehtë krahasuar me tarifat e vitit 2021 që janë ende në zbatim.
Në fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i përbashkët i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe ministres së Financave dhe ekonomisë “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2023”.
Krahasuar me “Librin e Tarifave 2021” të APD-së që janë aktualisht në fuqi tarifat e përcaktuara në udhëzim pësojnë rritje.
Konkretisht disa prej tarifave si: tarifat e portit dhe kanalit për Anije për tragete deri në 13,000 Gt (T 1) rritet rreth 5%, tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet me kontejnerë rritet 2,6%, për anije transporti mallrash rifuxho dhe gjeneralë rritet 2,5 %. Në të njëjtin nivel rritet edhe tarifa për përpunimin e automjeteve deri në 3,5 ton.
Shtim të tarifave ka edhe për tarifat e kalatës apo vendakostimit për mjete lundrimi, siç janë skafet turistike. Udhëzimi i ri sjell me detajuar tarifat për skafet turistike, ndryshe nga sa përcaktohen aktualisht, duke i ndarë ato në periudhë të pikun të turizmit dhe jashtë periudhës së pikut ku përcaktohen tarifa gati 50% më të ulëta se ato të periudhës qershor-shtator.
Sakaq në raportin vjetor 2020 Autoriteti Portual Durrës argumentoi se do të ketë një reformë të tarifave portuale për periudhën 2021-2023 që ka si qëllim indeksimin e tyre me inflacionin dhe jo rritjen. APD nënvizon se perceptimi i tarifave të larta krijohet në fakt nga kostot fikse të gjeneruara nga koncesionet e disa shërbimeve detare (rimorkiatorët) dhe doganore (skaneri).
“Në 20 vitet e fundit APD nuk ka indeksuar asnjëherë tarifat përkundrejt inflacionit, ndërkohë që kostot në tërësi të APD janë rritur në 20 vitet e fundit. Gjithashtu politikat tarifore të Portit kanë qenë shpesh herë jo-fleksible, duke cenuar konkurrueshmërinë e operacioneve të përpunimit në Terminalet e menaxhuara nga APD. Shpesh herë tarifat e reja të miratuara ndër vite nuk janë trupëzuar kurrë në një udhëzim të mirëfilltë të MIE dhe MFE.
Sipas analizës rajonale të tarifave portuale që kemi realizuar, shihet qartë se, pavarësisht perceptimit të përgjithshëm, tarifat portuale të APD janë tepër të ulëta (shpesh herë 35 -40% më ulët se portet e tjera të rajonit në Kroaci, Mal të Zi apo Greqi). Perceptimi i tarifave të larta krijohet në fakt nga kostot fikse të gjeneruara nga koncesionet e disa shërbimeve detare (rimorkiatorët) dhe doganore (skaneri).
Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Ekzekutive ka përgatitur për miratim nga Këshilli Drejtues, një reformë të tarifave portuale për periudhën 3 vjeçare 2021-2023. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se situate e pandemisë ka ndikuar negativisht në të ardhurat e operatorëve portualë, nuk rekomandojmë rritje të tarifave të përpunimit por vetëm një indeksim të tarifave në inflacion (në mesataren e ponderuar të inflacionit tre vjeçar), dhe tarifa të reja për operacionet dytësorë (kontejnerët bosh) dhe zonat jashtë terminaleve” citohet në raportin vjetor të APD për vitin 2020.
Sa ndryshojnë disa nga tarifat kryesore të shërbimeve në portin e Durrësit
Tarifat e Portit dhe Kanalit
Ishte
1.Tarifat e Portit dhe Kanalit për Anije për prekje
a.Për Tragete deri në 13,000 Gt (T 1) 0.1524 €/GT
Për Tragete mbi 13,000 Gt për çdo Gt mbi 13,000 Gt (T 2) 0.0102€/GT
b.Tarifë për çdo prekje trageti, mbi 20 prekje në muaj, për çdo kompani, për 1(një) linjë operimi * 20% zbritje; Përjashtohen nga aplikimi i kësaj tarife (b) Periudha e pikut ,15 Korrik deri në 15 Shtator dhe 15 Dhjetor deri më 15 Janar. Për efekt të aplikimit të pikës “b”,’’muaj” do të konsiderohet periudha nga data 15 e muajit deri 15 të muajit pasardhës.
c.Për anije të tjera përfshirë dhe Anije Ro/Ro* 0.234 €/GT
Bëhet
Tarifat e Portit dhe Kanalit
1.Tarifat e Portit dhe Kanalit për Anije për prekje
a.Për Tragete deri në 13,000 Gt (T 1) 0.16 €/GT
Për Tragete mbi 13,000 Gt për çdo Gt mbi 13,000 Gt (T 2) 0.01 €/GT
b.Tarifë për çdo prekje trageti, mbi 20 prekje në muaj, për çdo kompani, për 1(një) linjë operimi * 20% zbritje; Përjashtohen nga aplikimi i kësaj tarife (b) Periudha e pikut ,15 Korrik deri në 15 Shtator dhe 15 Dhjetor deri më 15 Janar.
Për efekt të aplikimit të pikës “b”,’’muaj” do të konsiderohet periudha nga data 15 e muajit deri 15 të muajit pasardhës.
c.Për anije të tjera përfshirë dhe Anije Ro/Ro* 0.24 €/GT
Tarifat e kalatës/vendakostimit
Ishte
1 Tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet, janë të Njësia Bazë Tarif llogaritura bazuar në përmasat e anijes (gjatësia (€) ose gjerësia e përgjithshme sipas akostimit) si dhe kohës së qëndrimit:
a.Anije Konteinerë 4.481€/metër linear të Anijes për ditë ose pjesë të saj
b.Çisterna (kimikate/ lëngje rinfuze) 3.912€/metër linear të anijes për ditë pjesë të saj
c.Tragete, Kroçera, Anije Ro/Ro dhe pasagjerësh 3.556 €/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj
d.Anije transporti mallrash rifuxho 3.861 €/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të sa
e.Anije transporti mallrash gjenerale 3.861€/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj
Bëhet
Tarifat e kalatës/vendakostimit
1 Tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet, janë të Njësia Bazë Tarif llogaritura bazuar në përmasat e anijes (gjatësia (€) ose gjerësia e përgjithshme sipas akostimit) si dhe kohës së qëndrimit:
a.Anije Konteinerë 4.60€/meter linear të Anijes për ditë ose pjesë të saj
b.Çisterna (kimikate/ lëngje rinfuze) 4.01€/metër linear të anijes për ditë pjesë të saj
c.Tragete, Kroçera, Anije Ro/Ro dhe pasagjerësh 3.65 €/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj
d.Anije transporti mallrash rifuxho 3.96€/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj
e.Anije transporti mallrash gjenerale 3.96€/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj
Ishte
Tarifat për anijet me flamur shqiptar të cilat kanë mbaruar proceset e ngarkim shkarkimit të mallrave.
Për anije që qëndrojnë në port jo për veprime tregtare 1.2903€/metër linear në ditë ose pjesë të sajë
Bëhet
Tarifat për anijet me flamur shqiptar të cilat kanë mbaruar proceset e ngarkim shkarkimit të mallrave.
-Për anije që qëndrojnë në port jo për veprime tregtare 1.31 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë
-Për anije që qëndrojnë në port në kohë të keqe 0.0 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë
-Për anije që qëndrojnë në port pas kohës së keqe (njoftimi i dispencerisë 4 orë) 1.32 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë
-Për anije që qëndrojnë në port pas kohës së keqe (4 orë pas njoftimit të dispencerisë) 3.96 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë
Tarifat e kalatës / vendakostimit për mjete lundrimi dhe mjete lundrimi shërbimi që qëndrojnë në portin e Durrësit.
Ishte
Këto tarifa llogariten bazuar në kategorinë e madhësisë së mjetit të lundrimit në GT dhe/ose gjatësisë së përgjithshme të saj dhe kohën e qëndrimit.
- Për mjete lundrimi deri në dhe përfshirë 500 GT 114.81 €/anije/muaj
- Për mjete lundrimi mbi 500 GT 1.2903 €/metër në ditë ose pjesë të saj
- Skafe turistike deri në 20 ml 20 €/ ditë
- Skafe turistike mbi 20 ml 60 €/ ditë
- Biga 0.813 €/metër linear.
Bëhet
Tarifat e kalatës / vendakostimit për mjete lundrimi dhe mjete lundrimi shërbimi që qëndrojnë në portin e Durrësit.
Këto tarifa llogariten bazuar në kategorinë e madhësisë së mjetit të lundrimit në GT dhe/ose gjatësisë së përgjithshme të saj dhe kohën e qëndrimit.
- Për mjete lundrimi deri në dhe përfshirë 500 GT 117.80 €/anije/muaj
- Për mjete lundrimi mbi 500 GT 1.32 €/metër në ditë ose pjesë të saj
- Biga 0.83 €/metër linear
Tarifat e kalatës / vendakostimit për skafe turistike (Periudha 1 Qershor deri 30 Shtator )
- Skafe turistike deri në 5 ml 10.26 €/ ditë
- Skafe turistike deri në 5 ml (për mjete me ditë qëndrimi, jo më pak se 60 ditë/pagesa fillestare kryhet për jo më pak se 2 muaj) 150.13 €/ muaj
- Skafe turistike mbi 5 ml deri në 20 ml 20.52 €/ ditë
- Skafe turistike mbi 5 ml deri në 20 ml (për mjete me ditë qëndrimi, jo më pak se 60 ditë/pagesa fillestare kryhet për jo më pak se 2 muaj) 400 €/ muaj
- skafe turistike mbi 20 ml 61.56 €/ ditë
- skafe turistike mbi 20 ml (për mjete me ditë qëndrimi, jo më pak se 60 ditë/pagesa fillestare kryhet për jo më pak se 2 muaj) 1200.00 €/ muaj
Periudha 1 Tetor- 31 Maj (jashtë pikut)
- Skafe turistike deri në 5 ml 5.13 €/ ditë
- Skafe turistike deri në 5 ml (për mjete me ditë qëndrimi, jo më pak se 60 ditë/pagesa fillestare kryehet për jo më pak se 2 muaj) 70.7 €/ muaj
- Skafe turistike mbi 5 ml deri në 20 ml 10.26 €/ ditë
- Skafe turistike mbi 5 ml deri në 20 ml (për mjete me ditë qëndrimi, jo më pak se 60 ditë/pagesa fillestare kryhet për jo më pak se 2 muaj) 200.00 €/ muaj
- skafe turistike mbi 20 ml 30.78 €/ ditë
- skafe turistike mbi 20 ml (për mjete me ditë qëndrimi, jo më pak se 60 ditë/pagesa fillestare kryhet për jo më pak se 2 muaj) 600.00 €/ muaj
Tarifat për përpunimin e Mallrave të Rënda Rifuxho
Ishte
- Qymyr 487.68 Lek/ton
- Minerale, koncentrate dhe ferrot e tyre (krom, hekur nikel, baker, pirit, silic etj.) 664.47 Lek/ton
- Materiale ndërtimi: (Klinker, materiale inerte, zhavorr, rërë, gurë, gëlqere, rërë xhami, dolomite, barite, etj.) 566.93 Lek/ton
- Çimento rinfuze me pompë vakumi 534.42 Lek/ton
- Skrap 643.13 Lek/ton
- Tarifa për sigurinë 14.23 Lek/ton
- Mallra të rrezikshme (sipas IMO/IMDG code) Lek/ton Shtesë 100% mbi tarifën standarde
Bëhet
Tarifat për përpunimin e Mallrave të Rënda Rifuxho
- Qymyr 500.36 Lek/ton
- Minerale, koncentrate dhe ferrot e tyre (krom, hekur nikel, baker, pirit, silic etj.) 681.75 Lek/ton
- Materiale ndërtimi: (Klinker, materiale inerte, zhavorr, rërë, gurë, gëlqere, rërë xhami, dolomite, barite, etj.) 581.67 Lek/ton
- Çimento rinfuze me pompë vakumi 548.31 Lek/ton
- Skrap 659.85 Lek/ton
- Tarifa për sigurinë 14.60 Lek/ton
- Mallra të rrezikshme (sipas IMO/IMDG code) Lek/ton Shtesë 100% mbi tarifën standarde
Tarifat për përpunimin e mallrave të lehta rifuxho
Ishte
1.Squfur 647.192 Lek/ton
- Grurë, Drithëra, Ushqim për kafshët 692.912 Lek/ton
- Plehra kimike, kripë e të tjera të ngjashme 584.2 Lek/ton
- Ngarkesa të rrezikshme (sipas kodit IMO/IMDG) Lek/ton Shtesë 100% mbi tarifën standarde
- Tarifë për sigurinë 14.224 Lek/ton
Bëhet
Tarifat për përpunimin e mallrave të lehta rifuxho
1.Squfur 664.02 Lek/ton
- Grurë, Drithëra, Ushqim për kafshët 710.93 Lek/ton
- Plehra kimike, kripë e të tjera të ngjashme 599.39 Lek/ton
- Ngarkesa të rrezikshme (sipas kodit IMO/IMDG) Lek/ton Shtesë 100% mbi tarifën standarde
- Tarifë për sigurinë 14.60 Lek/ton
Tarifat për përpunimin e mallrave të Lëngshme
Ishte
- Ngarkim/shkarkim të mallrave të lëngshëm në kalatë (verë, vaj ushqimor, etj) 284.48 Lek/ton
- Shkarkimi i produkteve të lëngshme në pontil. 213.36 Lek/ton
- Shkarkimi i benzinës, benzol, vajguri (avionash) në kalatë 568.96 Lek/ton
- Karburant, mazout, bitum në kalatë 284.48 Lek/ton
- Tarifa e sigurisë 14.224 Lek/ton
- Ngarkesa të rrezikshme (sipas kodit IMO/IMDG) Shtesë 100% mbi tarifën standarde Lek/ton
Bëhet
Tarifat për përpunimin e mallrave të Lëngshme
- Ngarkim/shkarkim të mallrave të lëngshëm në kalatë (verë, vaj ushqimor, etj) 291.88 Lek/ton
- Shkarkimi i produkteve të lëngshme në pontil. 222.86 Lek/ton
- Shkarkimi i benzinës, benzol, vajguri (avionash) në kalatë 583.75 Lek/ton
- Karburant, mazout, bitum në kalatë 291.88 Lek/ton
- Tarifa e sigurisë 14.60 Lek/ton
- Ngarkesa të rrezikshme (sipas kodit IMO/IMDG) Shtesë 100% mbi tarifën standarde Lek/ton
Tarifave për përpunimin e Mallrave Gjenerale
Ishte
1.(Normal) Mallra gjenerale si Fuci, ballo, binare, rrumbuj, koli celiku, hekur, llamarinë, tuba, pllaka zdrukthi, pako, arka të ndryshme, etj deri dhe përfshirë 1500 kg / njësi. 564.896 Lek/ton
- (Të rënda) Ngarkesa të rënda fuci, ballo, binarë, rrumbuj, koli celiku, hekur, llamarinë, tuba,pllaka zdrukthi, pako, arka të ndryshme, etj mbi 1500 kg / njësi. 489.712 Lek/ton
- (Shumë të rënda) Ngarkesa të rënda dhe me përmasa tëmëdha (makineri, pajisje, etj. të cilat nuk përfshihen në këtë libër tarifash) mbi 5000 kg/njësi. * 2,133.6 Lek/ton
- (Të lehta) Box, të ndryshme, ngarkesa të lehta dhe gabarite (ambalazhe, goma, depozita uji dhe mallra mbi 3 m3. 1,173.48 Lek/ton
- Ngarkesa me thasë. 660.4 Lek/ton
- Ngarkesa të paletizuara apo pre-paketuara (big bags, slinga etj.) 629.92 Lek/ton
- Ngarkesa që prishen (paleta, pako, thasë, si psh. fruta të freskëta, banane, zarzavate, mish i ngrirë, mbi tarifën vezë, etj.) shtesë standarde 25 % Lek/ton
- Blloqe mermeri (çfarëdo madhësie) 489.712 Lek/ton
- Ngarkesa të rrezikshme (eksplozive, lëndë djegëse sipas kodit IMDG) Shtesë 100% mbi tarifën standarde Lek/ton
- Tarifë për sigurinë 19.304 Lek/ton
Bëhet
Tarifave për përpunimin e Mallrave Gjenerale
1.(Normal) Mallra gjenerale si Fuci, ballo, binare, rrumbuj, koli celiku, hekur, llamarinë, tuba, pllaka zdrukthi, pako, arka të ndryshme, etj deri dhe përfshirë 1500 kg / njësi. 579.58 Lek/ton
- (Të rënda) Ngarkesa të rënda fuci, ballo, binarë, rrumbuj, koli celiku, hekur, llamarinë, tuba,pllaka zdrukthi, pako, arka të ndryshme, etj mbi 1500 kg / njësi. 502.44 Lek/ton
- (Shumë të rënda) Ngarkesa të rënda dhe me përmasa tëmëdha (makineri, pajisje, etj. të cilat nuk përfshihen në këtë libër tarifash) mbi 5000 kg/njësi. * 2,189.07 Lek/ton
- (Të lehta) Box, të ndryshme, ngarkesa të lehta dhe gabarite (ambalazhe, goma, depozita uji dhe mallra mbi 3 m3. 1,203.99 Lek/ton
- Ngarkesa me thasë. 677.57 Lek/ton
- Ngarkesa të paletizuara apo pre-paketuara (big bags, slinga etj.) 646.30 Lek/ton
- Ngarkesa që prishen (paleta, pako, thasë, si psh. fruta të freskëta, banane, zarzavate, mish i ngrirë, mbi tarifën vezë, etj.) shtesë standarde 25 % Lek/ton
- Blloqe mermeri (çfarëdo madhësie) 502.44 Lek/ton
- Ngarkesa të rrezikshme (eksplozive, lëndë djegëse sipas kodit IMDG) Shtesë 100% mbi tarifën standarde Lek/ton
- Tarifë për sigurinë 19.81 Lek/ton
Tarifat e imbarkimit/disimbarkimit të pasagjerëve me tragete
Ishte
1 Tarifë fikse për çdo mbërritje të tragetit 11.58(€)
- Imbarkimi i pasagjereve
- Pasagjerë nën 12 vjeç 2.032 (€)/Person b. Pasagjerë mbi 12 vjeç 4.064 (€)/Person c. Tarifa e sigurisë për pasagjerë (vetëm për të rritur) 0.508 (€)Person
- Disimbarkimi i pasagjerëve a. Pasagjerë nën 12 vjeç 0 (€)/Person b. Pasagjere mbi 12 vjeç 0.508 (€)/Person c. Tarifa e sigurisë për pasagjerë (vetëm për të rritur) 0.508 (€)/Person
Bëhet
Tarifat e imbarkimit/disimbarkimit të pasagjerëve me tragete
1 Tarifë fikse për çdo mbërritje të tragetit 11.88(€)
- Imbarkimi i pasagjereve a. Pasagjerë nën 12 vjeç 2.08 (€)/Person b. Pasagjerë mbi 12 vjeç 4.17 (€)/Person c. Tarifa e sigurisë për pasagjerë (vetëm për të rritur) 0.55 (€)Person
- Disimbarkimi i pasagjerëve a. Pasagjerë nën 12 vjeç 1.04 (€)/Person b. Pasagjere mbi 12 vjeç 2.09 (€)/Person c. Tarifa e sigurisë për pasagjerë (vetëm për të rritur) 0.55 (€)/Person
Tarifat e përpunimit të automjeteve dhe makinave (Mallra Ro/Ro)
Ishte
- Ngarkimi automjeteve a.Automjet deri në dhe përfshirë 3,5 ton 6.096 (€)/Automjet b. Automjete mbi 3,5 deri në dhe përfshirë 7,5 ton 10.16 (€)/Automjet c. Automjete mbi 7,5 ton 13.208 (€)/Automjet
- Shkarkimi i automjeteve a. Automjet deri në dhe përfshirë 3,5 ton 2.032 (€)/Automjet b. Automjete mbi 3,5 deri në dhe përfshirë 7,5 ton 3.048 (€)/Automjet c. Automjete mbi 7,5 ton 4.064 (€)/Automjet
- Shërbime për ngarkimin ose shkarkimin e mjeteve apo ngarkesave a. Rimorkimin e ngarkesës Ro/Ro me kokat tërheqëse, në dy mënyrat, psh. Ngarkim, ose shkarkim 20.32 (€) Për njësi b. Shërbimi i drejtimit të mjetit (Për rastet kur mjetet imbarkohen apo disimbarkohen duke u drejtuar nga punonjësit e autorizuar të Terminalit të Trageteve) 1) Automjet deri në dhe përfshirë 3,5 ton 4.064 (€) /Automjet 2) Automjete mbi 3,5 deri në dhe përfshirë 7,5 ton 6.096 (€)/Automjet
3) Automjete mbi 7,5 ton 10.16 (€)/Automjet
Dhënia me qera e Lefterakut të portit në terminalin b/1 e trageteve për përpunimin e mallrave në bord të anijes. 24.384 (€) Njësi/orë
- Pagesa e një tarife sigurie për makinat, furgonat, (deri, përfshirë 3.5 ton) në të dy mënyrat; psh. Ngarkim ose shkarkim 1.016 (€) Për njësi d. Pagesa e një tarife sigurie për kamionat/trailerat, (mbi 3.5 ton) në të dy mënyrat psh. Ngarkimin ose shkarkimin* 2.032 (€) Për njësi e. Tarifë për përpunimin e paletave në shesh 3.556 (€) Për Paletë
Shënim: Si pasojë e pandemisë globale COVID-19, indeksimi i inflacionit nuk do të aplikohet mbi tarifat që aplikohen në terminalin e trageteve deri në shpalljen nga Organizata Botërore e Shëndetit apo nga Qeveria Shqiptare të përfundimit të kesaj pandemie. Indeksimi i inflacionit do të aplikohet në mënyrë automatike mbi të gjitha tarifat që aplikohen në këtë terminal pas këtij njoftimi.
Bëhet
Tarifat e përpunimit të automjeteve dhe makinave (Mallra Ro/Ro)
1 Ngarkimi automjeteve a.Automjet deri në dhe përfshirë 3,5 ton 6.25 (€)/Automjet b. Automjete mbi 3,5 deri në dhe përfshirë 7,5 ton 10.42 (€)/Automjet c. Automjete mbi 7,5 ton 13.55 (€)/Automjet
- Shkarkimi i automjeteve a. Automjet deri në dhe përfshirë 3,5 ton 3.13 (€)/Automjet b. Automjete mbi 3,5 deri në dhe përfshirë 7,5 ton 4.50 (€)/Automjet c. Automjete mbi 7,5 ton 4.50 (€)/Automjet
- Shërbime për ngarkimin ose shkarkimin e mjeteve apo ngarkesave a. Rimorkimin e ngarkesës Ro/Ro me kokat tërheqëse, në dy mënyrat, psh. Ngarkim, ose shkarkim 20.85 (€) Për njësi b. Shërbimi i drejtimit të mjetit (Për rastet kur mjetet imbarkohen apo disimbarkohen duke u drejtuar nga punonjësit e autorizuar të Terminalit të Trageteve) 1) Automjet deri në dhe përfshirë 3,5 ton 4.50 (€) /Automjet 2) Automjete mbi 3,5 deri në dhe përfshirë 7,5 ton 6.25 (€)/Automjet
3) Automjete mbi 7,5 ton 10.42 (€)/Automjet
Dhënia me qera e Lefterakut të portit në terminalin b/1 e trageteve për përpunimin e mallrave në bord të anijes. 25.02 (€) Njësi/orë
- Pagesa e një tarife sigurie për makinat, furgonat, (deri, përfshirë 3.5 ton) në të dy mënyrat; psh. Ngarkim ose shkarkim 1.04 (€) Për njësi d. Pagesa e një tarife sigurie për kamionat/trailerat, (mbi 3.5 ton) në të dy mënyrat psh. Ngarkimin ose shkarkimin* 2.08 (€) Për njësi e. Tarifë për përpunimin e paletave në shesh 3.65 (€) për Paletë.
Burimi: Monitor