Përveçse kolege, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu janë dy mikesha mjaft të mira me njëra-tjetrën prej shumë vitesh.

Pavarësisht se i kemi parë gjithnjë të qeshura në emision apo në rrjete sociale, edhe Aulona me Fatmën kanë patur konflikte, madje në njërin prej tyre nuk kanë folur për tre ditë.

Këtë histori e tregoi Aulona e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

“A ka patur ndonjë rast ku ju mund të jeni zënë dhe nuk keni folur me njëra-tjetrën për disa kohë?”, e pyet moderatorja Ester Bylyku.

“Nuk jemi kapur nga flokët edhe pse do doja t`ja shkulja ato kaçurrelat e bukura që ka (qesh). Nuk kemi folur për 3-4 ditë, ky ështe maksimumi. Kishim një debat në prapaskenë. Unë jam pak tip acarues e di, por edhe Fatma është acaruese nga ana tjetër. Unë jam tip që dua t’i bëj gjërat shpejt, ndërsa Fatma e kundërta. Ishim një ditë gati për xhirime në një spektakël ku do të këndonim. Unë i thoja shpejt, ndërsa ajo vazhdonte të bënte foto. E mora i thash hajde, ajo tha: “Ik vet, se më çmende”. Vajtëm në zyrë dhe nuk folëm fare, dhe pas tre ditësh pamë njëra tjetrën dhe thjesht qeshëm.”, u përgjigj Musta.